Zakaria dhe Sama nuk janë si shumica e çifteve. Ata janë të martuar prej plot 91 vitesh dhe siç thonë të dy me një zë, tashmë, vetëm vdekja mund t’i ndajë

Historia e tyre nisi në fillim të shekullit të kaluar, kur Zakaria ishte 12 vjeç dhe Sama 10 vjeçe. Pikërisht atëherë ata u martuan, ndërsa kishin mbetur të dy jetimë.

Të mos harrojmë se në atë kohë martesa e hershme sidomos e fëmijëve jetimë ishte e zakonshme në komunitetin hebre, anëtarë të të cilit ishin të dy.

“Ajo është femra e parë dhe e vetme në jetën time,” tha Zacharias për BBC duke folur me një ndershmëri çarmatosëse për Samën.

Ai pohon se shumë femra e kanë “gjuajtur” pasi u martua, por ai i refuzoi të gjitha: “Gratë më erdhën si një tufë delesh, por unë nuk doja më. Sytë i kisha vetëm për Samën time”, vazhdon ai.

Pas tij, Sama merr stafetën dhe flet për vitet e tyre të vështira të fëmijërisë, kur ishin të dy jetimë dhe ende fëmijë të martuar. “Nuk ka vuajtje më të keqe se ajo që kemi përjetuar ne të dy”, thotë ajo.

Harmoni dhe 64 nipër e mbesa

Historia e tyre i ka të gjitha. Dashuri, pasion, të qara, gëzime dhe aventura. Në vitin 1948 u larguan nga Jemeni dhe u vendosën në shtetin e sapoformuar të Izraelit.

“Zoti më dërgoi Samën”, thotë Zakaria dhe vazhdon: “Isha me fat që më zgjodhi mua. Më ka qëndruar pranë në momente të vështira.

Kurse tregon se harmonia i ka ndjekur gjithë jetën: “Rrallë grindemi dhe shijojmë kohën që kalojmë së bashku”.

Zacharias dhe Sama kanë 11 fëmijë dhe 64 nipër e mbesa. Marrë nga Noa.al