Pas lidhjes me Beatrix brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Bora vendosi që të shkëpuste çdo lidhje me ta duke mos i ndjekur më as në rrjetet sociale.

Por së fundmi fansat e Borës dhe Donaldit, kanë vënë re se moderatorja ndjek një faqe fansash në Instagram, “Donald Bora”.

Të njëjtën faqe e ndjek edhe Donaldi.

Nuk dihet nëse ishte një shenjë mbështetje për finale apo shenjë rikthimi që një pjesë e fansave e mirëpresin. Një adresë fallco apo ndoshta një adresë e harruar në rrjet?!