Përgjaket futbolli. Një skenë e shëmtuar u regjistrua në minutën e 90-të të sfidës mes Kastriotit dhe Tiranës të zhvilluar në stadiumin e Kamzës, e cila përfundoi me rezultatin 2-1.

Tifozët krutanë të pranishëm në stadium, goditën me sende të forta futbollistin e Tiranës, Aldi Gjumsi, duke i çarë kokën këtij të fundit, i cili u detyruar të zëvendësohej.

Në video mund të shihni momentin sa të shëmtuar aq edhe të dënueshëm.
Por edhe një nga futbollistët e Kastriotit u godit me sende të forta nga tifozët e Tiranës, në minutat e shtesës.
Ky futboll na kthen vite pas.

https://streamable.com/xbb6jx