Humbja e trupave ruse në Ukrainë në mëngjesin e të shtunës së sotme 26 shkurt kanë arritur në 3500 të vrarë dhe rreth 200 robër lufte.
Këtë e pohoi të shtunën në mëngjes në televizionin ukrainas, këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit, Mykhailo Podoliak.
“Që nga mëngjesi i sotëm, ka 3500 të vrarë dhe 200 të burgosur. Nëse u tregoni këtyre njerëzve që erdhën në Ukrainë për të vrarë, Rusia do të kuptojë se çfarë po bën në Ukrainë,” tha ai.
Ndërkohë ka dhe dëme materiale. Janë rrëzuar 14 avionë luftarakë rusë, 8 helikopterë, janë shkatërruar 102 tanke dhe 536 mjete luftarake të blinduara.
