Një vajzë e vogël është qëlluar për vdekje në Kiev duke e çuar numrin e fëmijëve të vrarë nga pushtimi rus në të paktën 16.
Polina, e cila ishte 9 ose 10 vjec ishte në vitin e fundit të shkollës fillestare. Ajo u vra së bashku me nënën dhe babain kur trupat ruse qëlluan drejt makinës me të cilën po udhëtonte familja,citon The Guardian.
Vëllai i Polinës po merr trajtim në spitalin e fëmijëve Okhmatdyt dhe motra e saj është në kujdesin intensiv në një tjetër spital.
Ndër të tjera, një vajzë 7 vjeçe, Alisa Hlans u vra në një sulm që goditi një kopsht fëmijësh në qytetin e Okhtyrka – rreth një orë larg nga kufiri verilindor i Ukrainës.
Një djalë u vra kur një bllok banesash u bombardua në veri-lindje të Ukrainës në ditën e dytë të pushtimit rus.
Pesë anëtarë të së njëjtës familje vdiqën në Ukrainën jugore në ditën e parë të luftës, ndërsa trupat ruse avancuan drejt qytetit të Khersonit nga Krimeja, të cilën e morën nga Ukraina tetë vjet më parë.