Mbështetësit e kandidatit fitues të Berishës mbanin në duar flamuj dhe brohorisnin për fitoren.

Ata i bënë thirrje përfaqësuesit të PD që të dorëzojë çelsat pasi godina tashmë u përket atyre.

Bardh Spahia mundi kandidaten e PS dhe atë të PD në zgjedhjet që u zhvilluan në Shkodër.

PS fitoi 5 bashkitë e tjera, ndërsa PD u rendit e fundit.