TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha më në fund ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Teksa dilte nga e vetmja derë e pablinduar nga selia blu, Basha ndaloi për të dhënë një prononcim për mediat, duke pranuar për herë të parë deri më tani, se kishte humbur. Procesin e nisur me takimet e zyrtarëve të tjerë të PD-së, Basha tha se ishte reflektim për gjithë çfarë kishte ndodhur dhe se ishte gati për të marrë çdo vendim në të mirë të Partisë Demokratike. Por në momentin që iu përmend termi dorëheqje, Basha kërkoi që të mos paragjykohej asnjë vendim apo proces, duke kërkuar më shumë kohë.

“Ju përshëndes, siç iu thashë kemi filluar konsultime për një reflektim të thellë për humbjen e 6 marsit.Tani…edhe njëherë më lejoni se nëse paragjykoj se çfarë do të ndodhë me bashkëpunëtorët e njerëzit. Jemi në proces reflektimi, duhet të respektojmë ata që kanë mendimet e tyre. Prandaj jemi në një proces që nisi që pas 6 marsit. është proces i thellë reflektimi. Jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD. POr duhet që të keni pak durim, se të paragjykojmë ngjarjet nuk është e mençur,”-tha ndër të tjera kryedemokrati.

FJALA E PLOTË:

Siç e dini kemi filluar një reflektim të thellë për humbjen. Kemi mbledhur grupin e deputetëve që në ditën pas. edhe me mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, do vazhdojmë me mbledhjen e Kryesisë. Garë për kryetarin? Nëse paragjykoj se çfarë do të ndodhë pa u ulur, pa folur, aktualisht që flasim, kryetarët e degëve, po kështu, ne jemi në një proces reflektimi duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimet e tyre. Procesi nisi që pas 6 marsit. Duam interesin më të mirë të demokratëve. Sepse duhet qartë që arsyeja kryesore është konflikti mes nesh. Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD. Jam gati të bëj çdo gjë. Por duhet të keni pak durim se t’i paragjykojmë ngjarjen nuk është e mençur. Që pas 6 marsit, kemi mbledhur stukturat. PD do dalë nga ky proces, e fortë dhe e bashkuar. Jam gati që të marr çdo hap që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar. Të dalë nga humbja e 6 marsit, të mos humbim mësimin e madh, të jemi të bashkuar përballë këtij regjimi. Do jem sërish kryetar? S’kemi arritur akoma aty.