Gazetari Blendi Fevziu ka sjellë në kujtesë një reklamë të viteve ’30, e cila është totalisht ndryshe nga ato që jepen në ekranet tona. Në foto është një grua, e mbuluar me veshje deri në qafë, me tualet minimalist, dhe me flokët e kuruara. Ajo reklamon sapunin venus, reklamë kjo që sipas Fevziut është shumë e bukur.

‘Në tualetin e përditshëm të nji femne qi don të mbetet gjithmonë e freskët dhe e re, sapuni VENUS asht i pazëvendësueshëm’-shkruhet në reklamën e viteve ’30 e cila nuk ka as zhveshje siç ndodh rëndomtë në ditët e sotme.