Një kalë është vënë në ‘garë’ me makinat në Shkodër.

Kali i harbuar vrapon sa të mundet duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve.

Madje në një moment ai kërcen mbi makina dhe rrëzohet në trotuar.

Mjeti pëson dëme materiale.

Shpesh rrugët dhe qendrat e qyteteve shqiptare pushtohen nga kafshët duke përcjellë një imazh të keq, por mbi të gjitha duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

https://youtu.be/HvrQ81XBmVU