TIRANË-Nuk mungojnë incidentet jashtë stadiumit, teksa turma të mëdha tifozësh presin në radhë për t’u futur në brendësi të impiantit modern.
Ndërkohë që së fundmi policia i vendosi fillimisht prangat një tifozi me ngjyrë të Feynoord në afërsi të pallatit të Kongreseve, por hasi rezistencën e turmës, e cila menjëherë shkoi drejt policisë dhe kërkoi heqjen e prangave.
Pas negociatës që zgjati disa minuta, policët u bindën për t’i hequr prangat tifozit për ta lënë të lirë dhe për të mos provokuar një përplasje mes tifozëve holandezë dhe forcave të rendit që bëjnë kontrollet e rrepta nëpër kordonet respektive.
https://youtu.be/jmmohHEP82E
