Ilir Shaqiri dhe Manuela Morini u martuan të shtunën. Të ftuar ishin mjaft miq e shokë të Ilirit.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e ‘vëllait’ të tij Sabianit.
I ftuar në një emision televiziv ai tregoi detaje për dasmën.
Moderatori Isli Islami e pyeti në një moment se pse mungoi miku i tij i “Big Brother VIP”, Shaqiri zbuloi për herë të parë se ia kishte dërguar ftesën.
“Ka pasur mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë nuk vinin dot. Siç nuk erdhën miqtë e mi që janë në Itali, Kledi, Dori e të tjerë.
Ftesa është bërë në fillim për 4 qershor, por u përshpejtua për tani, e prandaj kishte edhe mospërputhje me datat.
Sabi e ka marrë ftesën i pari si shumë të tjerë që ishin familjarë të “Big Brother”. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Falë punës jetojmë.
Ndoshta edhe unë ndonjë ditë nëse do jem i ftuar në një dasmë nuk mund të shkoj dhe dua të më mirëkuptojë”, u shpreh fituesi i edicionit të parë të BB VIP.
Ndërsa i ngacmuar nga Isli nëse e kishte ftuar Donaldin, Iliri tha shkurt që “nuk e ftova”.





