SHBA- ‘Ajo është gruaja ime e parë dhe e vetme’- ishte thirrja e Jason Alexander, burri i parë i Britney Spears, i cili tentoi që të ndalonte dasmën e yllit të popit. Tashmë Alexander është në paraburgim të Departamentit të Sherifit të Ventura pasi akuzohet për shkelje, vandalizëm dhe dhunim të rojeve të sigurisë së Britney.

Pak minuta para se të kapej, Aleksander filmoi veten në veten në Instagram kur po vraponte nëpër shtigje në kodër, teksa po afrohej në pjesën e pasme të shtëpisë së Spears.

40-vjeçari arriti që të kalonte në një gardh, të zbriste në një kodër shkëmbore dhe të rrëshqiste brenda vendit të dasmës, ndërkohë që i tha sigurimit saktësisht se kush ishte dhe pse ishte atje, pak orë para se të tentonte që të ndalonte dasmnë.

Arrestimi i Aleksandrit është arrestimi i tretë në 13 muaj. Burime policore zbuluan për Dailymail se ai ka një urdhër krimi për vjedhje në një qark tjetër. Ai u arrestua për herë të fundit nga policia për drejtim të mjetit nën ndikim në janar 2021 dhe thyerje të protokolleve të sigurisë në një aeroport në gusht. Aleksandri gjithashtu u arrestua më parë për shkelje të një urdhri mbrojtjeje dhe përndjekje të një gruaje të paidentifikuar në dhjetor 2021.

“Jason Alexander është vënë në pranga, është marrë në paraburgim dhe është arrestuar. Shpreh falënderimet e mia për Departamentin e Sherifit të Qarkut Ventura për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe punën e mirë”, tha sherifi për mediat.

Një fotograf kapi momentin kur Aleksandri u kap nga sigurimi dhe u nguli në tokë.

Alexander pretendoi se Britney e kishte ‘ftuar’ në ngjarje dhe se ajo ishte ‘gruaja e tij e parë dhe e vetme’ përpara se ai të deklaronte me krenari se ishte atje për të ‘ndaluar dasmën’.

Pavarësisht kësaj, Briteny arriti që të martohej!