Ka ndodhur tashmë! Dy aktorë të njohur, Olsi Bylyku dhe Romeo Veshaj janë puthur në buzë. Ka ndodhur te emisioni “Më lër të flas”.

Olsi dhe partnerja e tij Egli Tako, janë dy nga të ftuarit e radhës në emisionin e binjakëve Veshaj që transmetohet të premten, por episodi është regjistuar disa ditë më përpara. Në promon e emisionit të publikuar ditën e sotme, Romeo dhe Olsi shihen duke u puthur në buzë.

Nuk dihet nëse ata kanë rikrijuar puthjen e Donaldit me Bora Zemanin gjatë “Big Brother VIP” apo ka qenë thjesht një skeç.

Olsi dhe binjakët kanë treguar se njihen prej vitesh dhe kanë raporte shumë të mira shoqërore.