Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku krijuan edhe një lidhje dashurie. Edhe pasi reality show përfundoi, ata e vijuan romancën jashtë dhe duken më të dashuruar se kurrë më parë.

Ditën e sotme Dj Dagz feston 30-vjetorin e lindjes dhe urimin më të bukur e të veçantë e ka marrë pikërisht nga moderatorja e njohur. Einxhel ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një video me momentet më të ëmbla të tyre brenda BBV si dhe ka shkruar disa fjalë të bukura për Dagz.

Ajo uron që Dagz të jetë përherë i lumtur si dhe thekson se ajo nuk ka ndërmerr të jetoj asnjë ditë pa atë.