TURQI– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i shënuar ditën e sotme në Turqi ku humbën jetën 16 persona dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur.

Pamje nga vendngjarja! Dalin fotot e gazetarëve dhe zjarrfikësve

Pamje të reja vijnë nga vendi i ngjarjes ku duken pjesët e makinave të shpërndara dhe kaosi i shkaktuar në rrugë. Në mediat turke janë publikuar dhe fotot e disa prej viktimave të aksidentit tragjik.

Dy gazetarët që humbën jetën në aksident.

Pamje nga vendngjarja! Dalin fotot e gazetarëve dhe zjarrfikësve

Punonjësi i UAV Muhammed Abdulkadir Esen
Pamje nga vendngjarja! Dalin fotot e gazetarëve dhe zjarrfikësve

Punonjësi i UAV Umut Yakup Tanrıöver

Punonjësit e repartit zjarrfikës.

Pamje nga vendngjarja! Dalin fotot e gazetarëve dhe zjarrfikësve

Mehmet Bozkurt
Pamje nga vendngjarja! Dalin fotot e gazetarëve dhe zjarrfikësve

Ahmet Polat
Pamje nga vendngjarja! Dalin fotot e gazetarëve dhe zjarrfikësve

Mehmet Polat

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ka publikuar një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

“Na vjen keq për humbjen tonë. Sipas operacioneve paraprake, autobusi është përplasur me mjetet e emergjencës. Të plagosurit janë dërguar në spital. Autoritetet janë në vendin e aksidentit. Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë të ndjerë dhe shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, shkroi ai.

Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, një ambulancë, një zjarrfikës dhe një automjet që transportonte një grup gazetarësh, të cilët kishin shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti, u përplasën kokë më kokë nga një autobus pasagjerësh që udhëtonte në të njëjtën autostradë.