Turqi- Aksident tzragjik në Turqi. Pas aksidentit të autobusit, një kamion ka shkaktuar një aksident të tmerrshëm në distriktin juglindor të Turqisë, Mardin duke lënë pas 10 viktima, mes tyre fëmijë.

Fillimisht u raportuan 8 persona të vdekur mes tyre dhe fëmijë. tashmë raportohet për 10 viktima.

Në videon e publikuar nga media turke, shihet momenti kur kamionçina merr përpara turmën dhe përplaset dhe me mjete të tjera. Kaos, pluhur dhe njerëz që ulësasin për ndihmë këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në aksidentin e dytë fatal brenda pak orësh në Turqi.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu ka bërë një deklaratë për aksidentin në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht sot ka qenë dita e fatit tonë të keq për aksidente trafiku. Në të njëjtin vend në Mardin Derik kanë ndodhur 2 aksidente me kamion. Të gjitha ekipet tona janë të mobilizuara. Sipas raportimeve të para, kemi 10 viktima. Të lënduarit tanë po transportohen në spitale. Shërim të shpejt. Zoti na mëshiroftë”, tha Soylu.