Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku po punonte në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi SH.D, ishte duke ndërruar disa postera reklamash dhe është ngjitur mbi pjesën e çatisë e cila ishte llamarinë dhe ka rënë nga lartësia, pasi nuk ka arritur që të mbajë peshën e tij.

Për këtë rast, policia ka vendosur nën hetim shtetasin D. D., 41 vjeç, më detyrë administrator në një firmë ndërtimi dhe E. D., 34 vjeç inxhinier i firmës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.