Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mikel Maruli”, ku viktima me inicialet A.A është hedhur nga kati i 4-t i banesës së tij. 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.