Ditën e djeshme është ndarë nga jeta Mbretëresha Elizabeth II.
Në një kohë që e gjithë bota shpreh ngushëllime për vdekjen e saj, një moderator në Tv argjentinas ka ngritur dolli për vdekjen e saj.
Bëhet me dije se moderatori Santiago Cuneo u shfaq në TV duke festuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, madje duke hapur një shishe shampanjë.
Në videon, e cila më pas është shkëputur, ai e quan atë një ‘plakë’, përpara se të ngrejë dolli për vdekjen e saj. Ai shtoi: M**t britanik. Lajm i mirë. Personi i duhur ka vdekur. Plaka më në fund shkoi në ferr.
Videoja ka ngjallur reagime negative të shumta në mediat sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=mRdx-YR5Emo
