ITALI- Një tragjedi ka ndodhur në stacionin e trenit të Bogliasco në Genova të Itali ku një 45-vjeçar shqiptar u vra nga një tren i cili po futej në stacion.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 ku shqiptari u mor para nga treni pasi ishte duke ecur në shina në rrjedhën e sipërme, drejt Sestri Levante dhe i cili më pas ndaloi lëvizjen e tij menjëherë pas stacionit hekurudhor Bogliasco.
Alarmi u ngrit nga Polfer di Genova Brignole dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca të ndryshme por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shqiptarin pasi ai kishte ndërruar jetë në vend.
Aktualisht është e pamundur të vërtetohet nëse bëhet fjalë për një fatkeqësi apo një tjetër eventualitet si për shembull vetëvrasje ndërkohë që policia po vijon hetimet për ngjarjen.
I gjithë qarkullimi hekurudhor është ndalur në seksionet lindore, në stacionin Bogliasco altoparlantët përsërisin se “për shkak të konstatimeve të policisë gjyqësore, qarkullimi i trenave është ndërprerë”. Për pasagjerët që prisnin trenat në shinat drejt Genovas dhe Recco-s, mbeti vetëm të shkonin në Aurelia për të lëvizur me transportin publik lokal në rrugë. Trafiku hekurudhor rifilloi në orët e vona të mbrëmjes, fillimisht vetëm në shinat lindore dhe më pas në të dy drejtimet.




