GJIROKASTËR- Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në qytetin e Gjirokastrës. Makina ka qenë në ecje në momentin që është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht.

Automjeti tip “Volvo” drejtohej nga një 58-vjeçar i identifikuar me inicalet Gj.K banues në Gjirokastër.

Zjarrfikësja dhe grupi hetimor janë në vend ngjarje. Raportohet se sipas informacioneve paraprake zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 16:02, në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volvo”, i cili drejtohej nga shtetasi Gj. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nuk ka dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.