IRAN- Hadith Najafi, 20-vjeçarja nga Irani që u bë simboli i protestave pas vrasjes së Mahsa Aminit, është ekzekutuar gjithashtu. Lajmin e ka bërë me dije gazetarja iraniane Masih Alinejad në profilin e saj në Tëitter. Ajo shkruan se është informuar nga motra e Najafit për vrasjen dhe se sot, 20-vjeçarja është përcjellë për në banesën e fundit.

“Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin Karaj,”- shkruan gazetarja.

Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë në protestë që nga vrasja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u kap në Teheran për shkak të mosmbajtjes së hixhabit. Që nga e premtja, janë zhvilluar demonstrata në të paktën 40 qytete në mbarë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Teheran, me protestues që kërkojnë t’i jepet fund dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, si dhe t’i jepet fund veshjes së detyrueshme të hixhabit. Por, nga protestat ka pasur të paktën 1200 të arrestuar.