Një studente e kolegjit është paraqitur së fundmi në një gjykatë pasi akuzohet se ka detyruar një burrë që njohur në internet të bëjë seks me të.
Imogen Brooke, e cila ishte ‘shumë më e madhe dhe e fortë’ se viktima e saj e supozuar, e ka zënë burrin për fundi dhe nuk ka pranuar ‘jo’ si përgjigje, kanë thënë në gjykatë.
“Daily Mail” shkruan se 30-vjeçarja ‘shumë e dehur’ ka nisur të kryej marrëdhënie me personin në fjalë, pavarësisht se ai bërtiste që ta linte të lirë.
Në gjykatën e Southampton, u tha gjithashtu se pas 15 minutash, Imogen e ka lënë të lirë burrin e dhunuar, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore.
Prokurori Robert Bryan është shprehur se “ajo e ka tërhequr me zor drejt vetes dhe i ka hequr rrobat. Ai donte që të ndalonte”.
Burri në fjalë mendonte se duke thënë ‘jo’, ajo do ta linte të lirë. Por nuk ndodhi aspak ashtu. Nga ana tjetër, Brooke i ka mohuar këto akuza, ajo shprehet se nuk ka bërë njeri me zor të kryer marrëdhënie seksuale.
Gjithashtu në këtë seancë, juristët u shprehen se ishte një ‘konceptim i gabuar’ që viktimat e ngacmimeve seksuale janë gjithmonë femra.




