Një modele ka vendosur që të tregojë barkun e saj të fryrë me një fotografi sfiduese. E reja ka ndarë me 1.2 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” një imazh ku shfaqet e gjitha nudo, për të treguar se është normale që trupi i një gruaje të ndryshojë gjatë ditës.
Karina Irby është e njohur në rrjetet sociale pikërisht për këto postime, ku i fton fansat që të duan trupin e tyre ashtu siç e kanë.
Prandaj influencuesja në postimin e fundit u shfaq pa asnjë rrobë veshur, për të thënë se është normale të shëndoshesh. Karina shtoi se një gjë e tillë mund të të bëjë të ndihesh “e shëmtuar”, por më pas tha se është e rëndësishme të kuptosh faktin se trupi ndryshon.
Irby u shpreh se edhe ajo ndonjëherë ndihet jo tërheqëse, por tha se kjo u ndodh të gjitha grave. Për këtë arsye, modelja ka vendosur që të rifitojë fuqinë duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur.


