Bilisht- Një mjet në pronësi të Marsel Bucit në Bilisht u shkrumbua nga flakët në Bilisht. Babai i tij ka akuzuar drejtpërdrejt Deizi Arapin për ngjarjen.

Ai është shprehur se kjo është ngjarje e qëllimshme. Sipas tij, djali i tij nuk ka lidhje me djegien e automjetit të Arapit disa javë më parë, ndërsa ka rrëfyer dhe një konflikt që kanë pasuar të dy disa javë më parë.

“Pas verifikimeve që bëri policia doli që im bir nuk kishte lidhje me atë ngjarje. Pas nja dy ditësh, si ndodhi kjo ngjarje i del prapë përpara me makinë djalit e filloi ta ofendojë. Qëndroi djali i tha si e ke punën moj çupë e mbarë. Nuk kam gjë i tha po pas disa minutash mori policinë në telefon i thotë ky djali më shau. Nuk ka pasur asnjë konflikt djali. Mua më duket ngjarje e qëllimshme 100%. Kërkoj nga shteti drejtësi, bile para një muaji erdhën te shtëpia ime meqë kisha kamera, e morën. Mund ta verifikonin brenda 24 orësh. Akoma nuk ma kanë sjellë. Unë dyshoj tek ato dy çupat që ja dogjën makinën dy javë më parë, tek ato e kam dyshimin. Nuk e di nga janë shtyrë, në rast se djali im do kishte dorë tek ajo, do i kishte djegur makinën do e kisha denoncuar. Unë punoj më kazmë e lopatë, edhe e kam blerë me djersë atë makinën, kurse ato kanë ndërruar 10 makina sa djegin një blejnë tjetër, bëhem kurioz, ne jemi 4-5 veta që punojmë se mund të rri dhe 10 vjet pa makina, Ku i gjejnë lekët? Vetëm kaq dua nga shteti, ku i gjejnë 6 milion pa punuar asnjëri?”, u shpreh babai i tij.