Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 39-vjeçar shqiptar është bërë shënjestra e një atentati.

Mësohet se shqiptari është qëlluar disa herë me armë zjarri në zonën e Vittoria në Raguza, Itali.

I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit.

Nuk përjashtohet pista e një larje hesapesh mes emigrantëve për arsye ndoshta të lidhura me çështje ekonomike. Kjo është vetëm një nga hipotezat që po shqyrtohen nga hetuesit.