Një 19-vjeçar ka mbërritur mbrëmjen e sotme i plagosur në spitalin e Vlorës.
Burime bëjnë me dije se i riu është qëlluar me armë zjarri në të dyja këmbët. Mësohet se Sebastjano.J është nga Fieri dhe kishte ardhur te dajat në Llakatund.
Nuk dihet ende se kush e ka qëlluar dhe çfarë ka ndodhur, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat dajën e 19-vjeçarit. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, policia në vendin e ngjarjes për të zbuluar dinamikën e plotë të ngjarjes.
https://youtu.be/qm5Y3Fp_0Vc




