U kap me drogë, arrestohet në Turqi efektivi i ‘rrugores’, Rrumbullaku e përjashton nga Policia! E shkuara e errët e ish-komandos

Tre shqiptarë janë arrestuar në Turqi për trafik ndërkombëtar droge.

Të arrestuarit janë efektivi Florenc Bicerri, ish-ushtaraku Kujtim Çeliku, si dhe Adrian Qirici.

Bicerri është efektiv i policisë rrugore të Tiranës, i cili më 5 tetor mori leje nga puna për të udhëtuar në Turqi.

Ndaj Bicerrit Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet.

Ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka udhëruar përjashtimin e Bicirrit nga radhët e Policisë së Shtetit.

Kujtim Çeliku është personi i dytë i arrestuar në Turqi me profesion ish-ushatarak.

Çeliku ka kryer 5 misione paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan dhe Irak.

Por Çeliku nuk është emër i panjohur për policinë e shtetit, pasi në 2011, ai u arrestua për vjedhjen e 176 unaza floriri nga një biznesmen.