39-vjeçari me gjatësi të organit mashkullor 26 centimetra: Dua ta shkurtoj! Femrat më duan veç për një natë
Një burrë me ”burrëri masive” ka rrëfyer se si kjo gjë i ka shkaktuar atij më shumë probleme sesa shumicës së njerëzve u shkon në mendje.

Matt foli për “problemin” e tij në dokumentarin My Massive C**k në Channel 4, ku tha se madhësia është diçka që nuk duhet të jetë e rëndësishme.

39-vjeçari i cili ka një penis me gjatësi 26 centimetra kur ai është plotësisht në ereksion, tha se nuk ka qenë në gjendje të mbajë një marrëdhënie konstante si pasojë e përmasave të tij të mëdha.

“Të jesh ‘i pajisur’ mirë tërheq vëmendje, por jo dashuri,” shpjegoi ai.

Ai tha se shumica e femrave e duan atë për një argëtim për një natë për të parë se si është të bësh seks me një organ gjenital mashkullor kaq të madhe.

“Nëse marr vëmendje për shkak të madhësisë sime, përveç se nëse është nga personi i duhur, në përgjithësi nuk jam i interesuar,” tha ai.

Kur bëhet fjalë për takime të shkurtra seksuale, ai thotë se është e vështirë të mbajë prezervativë rreth penisit të tij të madh, pasi ata shpesh janë shumë të vegjël për të.

Matt beson se problemet e tij janë bërë aq ‘të rënda’ sa do të ishte i lumtur të futej në operacion dhe të zgjidhte përmasa me madhësi mesatare.

“Gjithmonë kam pyetur veten nëse do të ishte një ide e mirë të bëja një reduktim”, tha ai.

Ai përfundimisht vendosi të mos bënte operacionin e zvogëlimit pasi ishte i shqetësuar se sa e rëndë do të ishte procedura, rapoeton LadBible.