Në foto: majtas Safet Hyskollari, djathtas, Fatmir Manellari

Pogradec- Arrestohet Fatmir Manellari autori i dyshuar i vrasjes së Safet Hyskollarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator ku Fatmir Manellari 63 vjeç goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij. Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht.
Burime për noa.al informojnë se Manellari ka qëndruar i fshehur për dy muaj ndërsa u arrestua mbrëmjen e kaluar sapo mbërriti në banesën e tij në fshatin Zargoçan.