Ekzekutohet me breshëri automatiku një i ri në Tiranë.

I vdekur ka mbetur Briken Sanaj nga Lezha.

Ngjarja ndodhi te Kodra e Diellit.

Ai u dërgua në spital nga një person i paidentifikuar, por ka mbërritur i vdekur.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.