Një studente e re e kolegjit shkoi te mjeku sepse mendoi se kishte apendicit, por në fakt mori vesh diçka që nuk e priste aspak. 21-vjeçarja lindi vetëm 15 minuta pasi zbuloi në mënyrë tronditëse se ishte shtatzënë.
Kayla Simpson, një studente në Universitetin e Indianës, u trondit kur pa një foshnje kur mjekët i bënë një ekografi pasi mendoi se vuante nga apendiciti sepse kishte ngërçe të rënda dhe gjakderdhje.
Studentja vuante nga ato që ajo mendonte se ishin dhimbje të forta të menstruacioneve, por nuk tregoi shenja shtatzënie por qëlloi që u largua nga spitali me një të porsalindur.
Vajza e saj, Madi, 1 vjeçe, lindi vetëm 15 minuta pasi u krye ekografia, duke i lënë të gjithë të shokuar. Në një seri videosh virale të postuara në llogarinë e saj në “TikTok”, studentja shpjegoi se si përfundoi duke e kuptuar se ishte gati të lindte.
Rikujtojmë, se Manuela de Santi nuk e kishte menduar kurrë që një vizitë në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta në pjesën e poshtme të barkut, do t’i sillte dhuratën më të bukur të jetës, një fëmijë.
42-vjeçarja, historia e paimagjinueshme e së cilës po bën bujë në mediet italiane, dyshonte se mund të kishte cistit, por pas ekzaminimeve të hollësishme mjekët në spitalin e Caserta-s i komunikuan se ishte në javën e 33 të shtatzënisë.





