Ky është Eni Dollani i riu nga Gramshi i cili u vra dhe gropos në një plazh të Greqisë.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Qepariasia në Peloponez.
Lajmi konfirmohet nga policia helene.
Ai u gjet i vrarë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin.
Trupi i viktimës ishte masakruar me sende të forta dhe ishte groposur në një gropë në plazh të hapur nga autorët.
Pas hetimeve, autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut.





