Shpërthim i fuqishëm në rrugën Beyoğlu Istiklal, në Stamboll.
6 persona kanë ndërruar jetë ndërsa raportohet se deri më tani janë plagosur 53 të tjerë. •Një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe policore janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Kryeprokuroria publike e Stambollit njoftoi se ka nisur hetimi për shpërthimin që ndodhi në rrugën Istiklal rreth orës 16.20 të ditës së sotme.
Gjykata Penale e Paqes e Stambollit njoftoi se për shkak të shpërthimit është vendosur që të ndalohet transmetimi i pamjeve në mediat turke. Mirëpo, pamjet e shpërthimit janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale ai ka qenë mjaft i fortë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen.
Helikopterët po qarkullojnë lart ndërsa ambulancat nuk reshtin së transportuar të lënduarit. Dyshohet se sulmi mund të jetë një akt terrorist mirëpo hetimet janë ende në vijim e sipër.
https://youtu.be/zGuMcPzwMyI
