Hajati thotë se pas incidentit ka mbetur me vetëm 4 paund në xhep.

LONDËR- Këngëtares së njohur Ronela Hajatit, duket se nuk i ka shkuar siç duhet koncerti në Londër. Hajati tregon se disa persona i kanë grabitur lekët që i kanë paguar për koncertin e mbajtur gjatë mbrëmjes në Londër. Sikur të mos mjaftonte këngëtarja tregon për ndjekësit e saj se bashkë me paratë i kanë vjedhur edhe kartën e identitetit dhe kartat e kreditit. Përmes disa fotove në faqen e saj zyrtare në instagram, Hajati thotë se pas incidentit ka mbetur me vetëm 4 paund në xhep.

“Më kanë vjedhur të gjitha lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam një identitet. Kam gjithësej vetëm 4 paund.

Më morën të gjithë lekët e koncertit, të gjitha lekët i kisha me vete. Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund. Nuk kam lek as për metro as për taksi”, thotë ajo.