TIRANË- Një përplasje virtuale për klikimet ka nisur mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt. Ishte ky i fundit që ironizoi moderatoren e ‘Zemër Luana’ që vjen në një tjetër ekran, për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave.

“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, ka thënë Donaldi në një video.

Por ironisë së Donaldit, ajo zgjedh t’i kundërpërgjigjet me një postim në Instagram.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkroi ajo në një postim.

Luana pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komente.

“Vajzë, tregoju si bëhet”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në seksionin e komenteve.