Një vajzë e mitur, rreth moshës 11 apo 12-vjeçare është përdhunuar në Tiranë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në banesën ku vajza jetonte me familjen dhe autori është shoku i babait të të miturës. ‘Monstra’ Astrit Terolli, 55-vjeç kishte shkuar për vizitë në banesën e shokut të tij, por aty gjeti vetëm të miturën.

Ai përfitoi që e vogla ishte vetëm në banesë dhe e përdhunoi atë. Më pas u largua. Por, vajza u tregoi gjithçka prindërve kur ata erdhën në shtëpi dhe e gjetën vajzën të gjakosur e në gjendje të rëndë.

E vogla është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekspertiza tregoi se vajza e vogël ishte përdhunuar dhe pas marrjes së dëshmisë së saj, 55-vjeçari Terolli u arrestua.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.