Një aksident me vdekje ka ndodhur në Maliq, ku një makinë ka përplasur këmbësorin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17.20, në aksin rrugor Korç-Pogradec. Një mjet tip “Audi” ka përplasur një kalimtar 64-vjeçar, i cili si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen në vend. Shoferi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor po kërkon shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.




