MAMINAS- Të shtëna me armë ka pasur pasditen e sotme në Maminas. Dyshohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në ajër në Maminas. Burime bëjnë me dije se pas të shtënave autorët janë nisur drejt Tiranës.

Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje pas njoftimit dhe po vijon kontrollin në zonën ku kanë ndodhur të shtënat.