Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Malësinë e Madhe ku babai dhe dy fëmijët duke udhëtuar me mjetin e tyre kanë rënë në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Rrjedha e ujit të përroit i mori përpara dhe si pasojë prej makinës u bë dalja e vajzës e cila u morr nga banorët e zonës, ndërsa në ujë mbeti babai me të birin të cilët për fat të keq humbën jetën tragjikisht.

Pas 16 orësh kërkime intensive pa pushim që nga momenti kur ndodhi ngjarja, polumbarët e RENEA-s në bashkëpunim me forcat e tjera të shpëtimit gjetën dhe nxorën nga uji trupat e babait, Petrit Rushaj dhe të birit 13-vjeçar të mbytur.