KOSOVË- Emrat dhe fotot e 35-vjeçares që u vra ditën e sotme shtatzënë si dhe të burrit të saj, i cili është autori i ngjarjes kanë dalë. Mësohet se viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili nga disa të shtëna me armë, pas një konflikti që ata të dy kanë pasur.

Ngjarja e rëndë, ka ndodhur rreth orës 18:00.

Gruaja raportohet se është e moshës 35 vjeçe dhe ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo është paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me të shoqin.

Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark.

Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

Motra e 35-vjeçares ka treguar se Halili ishte i dhunshëm dhe se e ka mbajtur atë për 6 muaj të mbyllur brenda në banesë

Halili pasi qëlloi mbi bashkëshorten e tij është arratisur nga vendngjarja. Zona është e blinduar dhe shtatë makina policie kanë rrethuar Maternitetin.

Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe politikanët, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e duke vazhduar te kryeopozitarët, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku si dhe Ramosh Haradinaj.