KATAR- Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë do të ndalohen në ndeshjen e sotme Zvicër-Serbi në Katar. Autoritetet në Katar kanë marrë masa për ndeshjen Zvicër-Serbi, në mënyrë që të ndalohen flamujt në stadiumin “974”.
Të gjithë tifozët që kanë shkuar me simbolet e dy vendeve janë kthyer mbrapsht dhe u janë marrë nga punonjësit e sigurisë. Ndër të tjera, ata të cilët kanë pasur veshur fanelat kuqezi, i kanë kthyer mbrapsht nga pjesa e brendshme. Disa të tjerë janë detyruar të shkojnë e të ndërrojnë veshjet e tyre, pasi çdo simbol u është marrë nga rojet.
