TIRANË- Një video e publikuar nga mediat serbe tregon disa skena dhune që janë regjistruar në Zyrih pas përballjes së Zvicrës me Serbinë. Sipas Kurir, një grup shqiptarësh kanë ndjekur një të ri që ishte mbështjellë me flamurin serb dhe e kanë rrahur. Mediat vendase nuk kanë publikuar asgjë të tillë.
Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
