Gjirokastër- Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”.

Automjeti tip “Benz”, me drejtues G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj u përplas me automjetin tip “Ford”, me drejtuese J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.