Lojtari i Tottenhamit nuk e fshehu dot habinë dhe pati njëfarë sikleti në takimin e tyre, edhe pse Ronaldo e qetësoi menjëherë, duke i mësuar “vallen e pëllumbave” tashmë të famshme

KATAR – Shënuesi i një prej golave ​​në fitoren 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut, Richarlison kishte një ‘çmim’ në fund: takimin me Ronaldon, Fenomenin, i cili po bën intervista për FIFA-n gjatë garës.

Lojtari i Tottenhamit nuk e fshehu dot habinë dhe pati njëfarë sikleti, edhe pse Ronaldo e qetësoi menjëherë, duke i mësuar “vallen e pëllumbave” tashmë të famshme. Madje ‘Fenomeni’ i kërkoi të përsëriste modelin e flokëve që kishte mbajtur në Kupën e Botës më 2002.

“Wow, jam pa fjalë… jam i emocionuar”,- tha Richarlison.

“Qetësohu, janë edhe tre ndeshje përpara dhe në finale do të vendosësh ‘cascão’”, ka bërë shaka Ronaldo. Richarlison ka luajtur me përfaqësuesen e Brazilit edhe në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio.