KORÇË- Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Korçë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndpdhur këtë mbrëmje në Polenë. Mësohet se një makinë ka dalë nga ura e Polenës dhe ka rënë në lumë. Për rrjedhojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Zona është e rrethuar dhe pritet që të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se mjeti ka rrëshkitur për shkak të lagështirës në rrugës dhe ka humbur kontrollin. Nuk dihet ende identiteti i viktimës apo detaje rreth tij.





