Një 59-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Elbasan pasi ka rënë në një përrua dhe është mbytur. Mësohet se 59-vjeçari që ka humbur jetën quhet Ligor Berdufi dhe kanë qenë banorët e fshatit Pashtresh ata që e kanë gjetur.

Ai ka tentuar të kalojë përroin në pjesën ku kishte më pak ujë, por rrjedha e fortë e ka marrë para duke e mbytur.

Pak para se të kalonte përroin, ai kishte paralajmëruar banorët e tjerë që ishin me automjete në lidhje me rrezikun që iu kanosej nëse do të kalonin përroin. Por teksa u thoshte të tjerëve këtë ai kaloi vetë dhe humbi jetën.