Pakestinezi ka tentuar të përdhunojë një 50-vjeçare në Kretë, pasditen e së premtes së kaluar.
Një 32-vjeçar ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka tentuar t’a dhunojë seksualisht.
Sipas asaj që ajo i tha policisë, ajo e njihte autorin, pasi e kishte pushuar nga puna si punëtor në serat e saj.
Ngjarja ka ndodhur pasdite kur gruaja ka dëgjuar zhurmë në oborr dhe ka dalë për të mësuar se çfarë po ndodh, më pas 32-vjeçari nga Pakistani e ka sulmuar dhe ka tentuar ta përdhunojë.
Pakistanezi ndodhet në kërkim nga policia greke.





