KOSOVË- Djali i aktorit shqiptar Çun Lajçi ka kërcënuar prindërit e tij mbrëmjen e sotme. Sinjali shkruan se 38-vjeçari i dehur ka kërcënuar aktorin dhe bashkëshorten e tij e më pas ka gjuajtur veten me thikë.

Më pas policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë përshkruar atë se çfarë kishte ndodhur, teksa thika e përdorur nga i dyshuari është konfiskuar nga zyrtarët policorë. Teksa përfunduar procedurat në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.