GREQI- Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë njëkohësisht ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kretë. Një 30- vjeçare ka ndërruar jetë teksa po hante me miqtë e saj në një lokal në Rethymno. Sipas informacioneve nga mediat e huaja, gjithçka ka ndodhur kur 30-vjeçarja po hante e pinte me shoqërinë e saj dhe papritur pëson vëshitërësi në frymëmarrje.
Ndonëse gruaja u dërgua me ambulancën e EKAV në urgjencën e spitalit të Rethymnos, aty për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë pasi ajo kishte dhënë frymën e fundit. Vlerësimet paraprake mjekësore tregojnë se gruaja ndërroi jetë paparitur ndoshta nga një atak në zemër, për shkak të një pengimi të rrugëve të frymëmarrjes. Por nga ana tjetër dyshohet se asaj, i ka ngecur një sasi ushqimi në fyt, si pasojë i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Lajmi për vdekjen e 30-vjeçares ka tronditur komunitetin lokal, familjarët dhe miqtë që ishin me të pasi gjithçka ndodhi në pak sekonda. Shkakui i vërtetë i vdekjes do të zbardhet nga autopsia e kryer nga mjekët.





